Flash News

KRYESORE

Zbardhet vendimi, Fadil Kasemi u dënua me 3 vite burg pas tentaivës për vrasje, u lirua dy javë më parë me amnisti

Fadil Kasemi, burri që vrau sot ish-bashkëshorten tij, gjyqtaren Fildes Hafizi, është dënuar më 28 prill të vitit të kaluar me tre vite burg, për shkak të ngjarjes së 2015-ës kur ai tentoi të vriste gruan e tij.

Gjyqtarët Eda Kaja, Markelian Koço dhe Luan Lusha e dënuan Kasemin për akuzat e “armëmbajtjes pa leje” dhe “dhunës në familje”.

Megjithatë, ai ka arritur t’i shpëtojë burgut, duke qëndruar i mbyllur për më pak se një vit. Dy javë më parë, Fadil Kasemi ka përfituar nga një amnisti, që i ka dhënë atij sërish lirinë, jo për të jetuar normalisht, por për të kryer aktin e rëndë të vrasjes së ish-bashkëshortes.

Vrasja e Fildes Hafizit, ministri Bardhi: Këmbanë alarmi, përgjegjësit të dalin me urgjencë

“Dezi, më trondite mikja ime”, reagimi prekës i pedagoges për gjyqtaren e ekzekutuar nga bashkëshorti

 

Të fundit