Flash News

KRYESORE

Zbardhet vendimi i gjykatës, pse Salianji u dënua me 1 vit burg

Zbardhet vendimi i gjykatës, pse Salianji u dënua me 1 vit burg

Është zbardhur vendimi i gjykatës për dënimin me 1 vit burg për ish-deputetin e PD, Ervin Salianji për çështjen ‘Babalja’.

Në vendim theksohet se ish deputeti Salianji akuzohet për ‘kallëzim të rremë për shkak të interesave politike të tij dhe të PD-së’, ndërsa për të pandehurin Albert Veliu, i njohur si Babalja, thuhet se i ka zhvilluar bisedat e regjistruara me stilolaps në selinë e PD.

Gjykata në vendim thotë se “biseda e stimuluar mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotit është regjistruar në janar 2018 në një mjet përgjimi stilolaps, të cilin Albert Veliu ia ka dorëzuar më pas Ervin Salianjit”., ndërsa vendimi mbyllet duke shtuar se këto biseda janë komprometuese, pasi rezulton se zërin e Agron Xhafës e ka bërë Fredi Alizoti.

Të fundit