Flash News

KRYESORE

Zbardhet vrasja e dyfishtë në Laç, pranga autorit dhe dy mjekëve të një klinike private në Tiranë

Zbardhet vrasja e dyfishtë në Laç, pranga autorit dhe dy

Zbardhet vrasja e dyfishtë e ndodhur në Kurbin, në orët e mbrëmjes së datës 30.05.2020. Në këtë ngjarje mbetën të vrarë nga autorët e veshur si policë, biznesmenët Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji Markun.

Sipas policisë, është kapur autori kryesor i vrasjes së dyfishtë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim” dhe "Armëmbajtja pa leje”.

Në vijim të punës profesionale dhe hetimore të bërë nga  grupi i posaçëm hetimor, i ngritur me specialistë nga Drejtoria për Krimet Kundër Personit në Departamentin e  Policisë Kriminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, bazuar në informacionet e marra, në bashkëpunim me DVP Tiranë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar "Klinika".

Në kuadër të operacionit u kap në një klinikë private në Tiranë, shtetasi Eduard Lama,  30 vjeç, banues në Laç, i cili gjatë kryerjes së krimit ku mbetën të vrarë shtetasit B. H.,37 vjeç dhe P. Gj.,53 vjeç, si dhe u plagos shtetasi  Kreshnik Tusha, 21 vjeç, pati shkëmbim zjarri dhe për pasojë u plagos në këmbë edhe ky shtetas, i cili po mjekohej ilegalisht në një klinikë private në Tiranë.

Po gjatë operacionit u vunë në pranga dy shtetas, mjekë në klinikën në të cilën mjekohej autori i vrasjes, konkretisht shtetasit V. M., 42 vjeç dhe B. L, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për kapjen dhe prangosjen e tre bashkëpunëtorëve të shpallur në kërkim.

Lexo edhe:  Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, arrestohet një i dyshuar

Të fundit