Flash News

KRYESORE

Zbardhet vrasja makabre/ Vajza shqiptare porositi ekzekutimin e familjes për të përfituar 1.5 milionë euro

Zbardhet vrasja makabre/ Vajza shqiptare porositi ekzekutimin e familjes

Autoritetet maqedonase kanë arritur të zbardhin vrasjen makabre të familjes Pocesta në Dibër. Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 gusht, pak ditë pasi Amid dhe Nazmije Pocesta, së bashku me vajzën e tyre 14 vjeçare, Anila, u gjetën të vdekur në oborrin e shtëpisë nga disa të afërm.

Është vajza tjetër e familjes, Blerta Pocesta, që pranon se ka porositur vrasjen e prindërve dhe të motrës. Nga deklarimet e para në polici, 28 vjeçarja ka pranuar fillimisht se ka porositur vetëm vrasjen e babait, ndërkohë që së bashku me të janë arrestuar edhe dy bashkëpunëtorë.

Blerta Pocesta kërkonte të përfitonte shumën e 1.5 milionë euro nga vdekja e familjarëve, pasi ata ishin të siguruar në Itali, shtet ku jetonin prej vitesh.

Në pranga kanë rënë një 31 vjeçar nga Gostivari dhe daja e tij, 61 vjeç, që akuzohen se kanë ndihmuar 28 vjeçaren në krimin makabër.

Të fundit