Flash News

KRYESORE

Zbathur dhe me shapka, fotoja ‘intriguese’ në takimin e ministres së Ramës me dy deputetët gjermanë në Tiranë

Ashtu siç ishte parashikuar, dy deputetë gjermanë socialdemokratë, Metin Hakverdi dhe Christian Petry zbarkuan fillimisht në Tiranë, për të vijuar më pas me një tjetër vizitë në Shkup.

Në kryeqytetin shqiptar, zyrtarët gjermanë zhvilluan një takim me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pak ditë para vendimit për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

Në një intervistë për DW, deputeti Metin Hakverdisi tha se kushtet e Bundestagut për Shqipërinë mund të ndikojnë te vendet skeptike.

Megjithatë, takimi mes ministres Gjonaj dhe përfaqësuesve gjerman është pasqyruar edhe në rrjetet sociale, përmes fotove që publikon vetë ministrja.

Por, ajo që bie në sy është një foto, ku krahas takimit të rëndësishëm, shfaqen vetëm këmbët e dy personave, njëri prej të cilëve zbathur dhe me shapka.

Nuk dihet si ka përfunduar kjo foto mes galerisë së takimit zyrtar të ministrisë, por në dukje është postuar gabimisht.

Megjithatë, ajo që e thellon edhe më shumë këtë lapsus, është fakti se fotoja po qëndron në profilin e ministres prej një ore.

Deputeti gjerman: Kushtet e Bundestagut ndikim te Holanda për një vendimi “Po me kushte"

Të fundit