Flash News

KRYESORE

Zbatimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nis me gabime të rënda

Zbatimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nis me gabime

Në Maqedoninë e Veriut gjuha shqipe është tashmë gjuhë e dytë zyrtare dhe për rrjedhojë duhet të zbatohet në të gjitha institucionet e vendit, si dhe në pikat e kalimit kufitar. Por mediat në vendin fqinj po raportojnë çdo ditë për raste të rënda ku gjuha shqipe shkruhet me gabime të shumta, siç ndodh edhe në këtë tabelë në kufirin me Serbinë.

Në vendkalimin kufitar të Tabanocit, që lidh Kumanovën me Preshevën, shkruhet: “Mirë se vini në Republika e Maqedonisë së Veruit”. Fjala ‘Republika’ duhet shkruar ‘Republikën’ dhe ‘veruit’ duhet ‘veriut’.

Njohësit e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut presin që kjo situatë të përmirësohet sapo të ngrihen dy agjencitë që do të kenë për detyrë zbatimin e dy-gjuhësisë.

Të fundit