Flash News

KRYESORE

“Zbato 12 kompetencat e Kushtetutës”, Meta i përgjigjet Ramës: Ftoj amatorët ta rilexojnë, dekretimi s’është akt substancial

“Zbato 12 kompetencat e Kushtetutës”, Meta i përgjigjet

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, kur ky i fundit i kërkoi nga foltorja e Kuvendit këtë të martë që të zbatojë 12 kompetencat që parashikon Kushtetuta, sa i takon mosdekretimit të Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme.

Në një prononcim për gazetarët, Meta i është përgjigjur Ramës, duke e ftuar të rilexojë edhe një herë Kushtetutën dhe se sipas tij dekretimi nuk është një akt substancial.

“Besoj se interkonektiviteti duhet të rrezatojë kudo. Sa i takon anës ligjore pa dashur të japë leksione për Kushtetutën, por të gjithë amatorëve, diletantëve, do u thoja që të lexojnë Kushtetutën dhe ata që kanë dyshime se cilat janë kompetencat e presidentit.

Dekretimi nuk është një akt substancial, individual, por formal dhe se presidenti ka detyrë të firmosi vetëm një propozim. Pasi në Kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite që presidenti mund të kthejë pas një propozim. Por kam një pyetje tjetër.

A mundet parlamenti të rrëzojë dekretin e presidentit për një ministër sepse edhe kjo nuk është e shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutë. Kështu që më linit të bëj detyrën time me përgjegjshmëri të plotë”, u shpreh Meta.

I pyetur për arsyet e mos dekretimit dhe a do ia bëjë të ditura ato Kuvendit, Meta tha: Unë jam mjaft i lidhur me parlamentin dhe jam i zgjedhur prej tij.

Ndërkohë, pritet që mazhoranca Mazhoranca ta ridërgojë sërish propozimin për dekretimin e Sandër Lleshit presidentit, i cili aktualisht me vendim qeverisë është emëruar zv.ministër, por me atributet e ministrit.

Të fundit