Flash News

KRYESORE

“Zbato planin ose hap krahun”, Rama ‘harron timonin’ dhe i përgjigjet Bashës:  S’di t’i jap makinës, Reforma Zgjedhore të bëhet urgjent

“Zbato planin ose hap krahun”, Rama ‘harron timonin’ dhe

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nga foltorja e Kuvendit kreut të PD, Lulzim Basha, i cili një ditë më parë i kërkoi të zbatojë planin e opozitës për Reformën Zgjedhore ose të largohet.

Madje, Basha tha dje se një plan i tillë i është dërguar edhe Ramës.

Ndërsa kërkoi realizimin urgjent të Reformës Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE ODIHR, Rama iu përgjigj Bashës, duke e krahasuar me një këmbësor që rri nën hijen e fikut dhe i thotë një makine të hapë krahun.

“Duhet urgjent bashkarisht të ulemi të bëjmë reformën, një nga një rekomandimet e OSBE ODIHR merren dhe futen në ligj. Me atë letër i thuhet Gjermanisë mike që është avokate e celjes së negociatave ne i plotësuam.

Edhe pa ju do e bëjmë.

Ata që thonë hap krahun, nuk kam parë, unë s’di ti jap makinës. T’i thotë një këmbësor që rri te hija e fikus një makinë hap krahun... ku? Ta kemi dhënë panin zbatoje?

Me cfarë dekreti hyjnor e ke marrë të drejtën të më cosh mua planin? Kush je ti, kë përfaqëson?  I ke lënë në rrugë ata që përfaqëson. Megjithatë janë të mirëpritur, ju kam njësoj. ju këtu e ata atje. Madje, për ata kam më shumë dhimbje, ju keni hallin e Europës, por janë halle luksi në krahasim me tyre, kështu që mbajini vetë.

Reforma zgjedhore mbi bazën e rekomandimeve të OSBE ta bëjmë menjëherë urgjent, ata që janë jashtë nuk e duan, ju që jeni brenda s’keni pse mos ta doni.

Të bëhet reforma, të ngrihet gjykata kushtetuese dhe e lartë.

S’mund të rrimë të presim që të gjithë të biem dakord për të gjitha, por të biem dakord për Evropën që e përdorni si shkop për të gjuajtur”, tha Rama.

Të fundit