Flash News

KRYESORE

Zbehen shpresat e PS për shkarkimin e Metës, pas kërkesës së opozitës së re

Zbehen shpresat e PS për shkarkimin e Metës, pas kërkesës

Deputeti Myslym Murrizi, në emër të opozitës së re deklaron se nuk do të votojnë shkarkimin e presidentit Ilir Meta të hënën e 8 korrikut, pa marre garanci per ndryshimin e kodit zgjedhor. Sipas tij, mazhoranca ka vetëm 78 deputëtë nga 94 që nevojiten për shkarkimin e kreut të shtetit.

“Mazhoranca nuk i ka 94 vota. Ajo të vetat ka 78 deputetë. Koha ka ardhur që edhe për Metën do ta kushtëzojmë votën me prishjen e pazarit të Prillit 2008 (reforma zgjedhore)”, u shpreh Murrizi në emisionin ‘Top Talk’.

Murrizi, ish-deputeti i PD-së, është i bindur se faktori ndërkombëtar nuk do të lejojë një tjetër marrëveshje Rama – Basha, si ajo e 17 majit 2017. “Nuk ka dialog për hadër të pazareve të pista. Nuk besoj se do ketë marrëveshje. Nuk do ta lejojnë ata që nuk lejuan marrëveshje për datën e zgjedhjeve. Mos kujtoni se Rama donte t’i bënte i vetëm zgjedhjet, është lëkundur deri në ditën e fundit. Ashtu siç u lëkund pas dorëzimit të mandateve nga PD, e vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme”, deklaron Murrizi.

Të fundit