Flash News

KRYESORE

Zbrazi shishen me ujë drejt opozitës dhe nuk pendohet; ministri Bushati tregon se çfarë i tha Rama

Zbrazi shishen me ujë drejt opozitës dhe nuk pendohet; ministri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ishte i ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ të gazetarit Arian Çani, ku ka folur ndër të tjera edhe për veprimin e tij në Kuvend, ku zbrazi shishen me ujë në drejtim të deputetëve të opozitës, pasi këta të fundit hodhën miell, ujë dhe vezë në drejtim të kryeministrit dhe ministrave.

I pyetur se çfarë i tha kryeministri pas këtij veprimi, Bushati tha se ai u habit për këtë gjest, pasi nuk e priste, megjithatë nuk shfaqi ndonjë pendesë rreth gjestit të pahijshëm të tij.

“Ka qenë një reagim tipik”, u shpreh ai i pyetur nga Çani.

“Është një lloj bekimi, si prifti?”, e pyet Çani.

“Kishte mbaruar faza e miellit dhe e vezëve, tani ishte një reagim tjetër, është pjesë e veseve njerëzore”, tregoi Bushati.

“Ç’të tha Rama kur ta kapi dorën”, e pyet Cani.

“U habit se unë jam një njeri i thjeshtë. Janë raste që ndodhin dhe në vende të tjera”, pohoi ai.

Të fundit