Flash News

KRYESORE

Zbret për të ndihmuar zviceranin, 20 vjeçarit shqiptar i vjedhin makinën “Jaguar”

Zbret për të ndihmuar zviceranin, 20 vjeçarit shqiptar i

Jetmir Idrizil, 20 vjeç, ka rënë pre e një grabitjeje në Zyrih të Zvicrës, kur zbriti nga makina e tij për të ndihmuar një shofer tjetër që kishte probleme me makinën.

Gjatë kohës që Jetmiri po përpiqej të ndizte makinën e zviceranit, një tjetër shtetas, i cili fliste një gjermanishte të keqe, iu ofrua për ndihmë, por që ishte refuzuar nga 20 vjeçari. Disa sekonda më pas, i njëjti person grabiti makinën e shqiptarit dhe u largua me shpejtësi, raporton ‘Albinfo’.

“Nuk arrita të reagoj, më mbeti vetëm ta ndiqja me sy teksa largohej”, deklaroi i riu pas ngjarjes.

Sapo policia u njoftua për grabitjen, nisën kërkimet për makinën e Jetmirit. Ajo u gjet në tunelin San-Bernardino dhe në prangat e policisë ra një 39 vjeçar nga Maroku. Autoritetet thanë se makina u gjet në zonën pranë kufirit me Italinë, për ku marokeni ishte drejtuar dhe nëse do të kishte kaluar në anën tjetër, vështirësitë për të arrestuar do ishin rritur.

Tashmë që “Jaguar”-i i është kthyer pronarit me vetëm një gërvishje dhe një pasqyrë të dëmtuar, Jetmiri shprehet: “Herën tjetër mbase do të jem më i kujdesshëm. Por solidarizimi është gjë e mirë, mendoj unë.”

Të fundit