Flash News

KRYESORE

"Zbulimi i fytyrave të prindërve ishte gabim?" Balla devijon nga pyetja: Familja kishte nevojë për solidaritet. Mbyllet këtu!

"Zbulimi i fytyrave të prindërve ishte gabim?" Balla devijon

Deputeti socialist, Taulant Balla, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” nga Nisida Tufa është pyetur për videon e publikua në ERTV ku shfaqeshin fytyrat e prindërve të vajzës së abuzuar në Kavajë.

I pyetur nga Nisida Tufa nëse ishte gabim zbulimi i fytyrave, Balla nuk u shpreh drejtë, por tha, “familja kishte nevojë për solidaritet dhe u shpreh në mënyrë të qartë nga Elisa”.

Më tej i pyetur, “po pse ne kamera?”, Balla nuk u përgjigj. “Ishte e rendesishme që ata që u përpoqën të flisnin gjoja në emër të familjës të enjten në Kuvend morën një përgjigje nga familja dhe mbyllet këtu. Mbyllet një fushatë idioteske nga Berisha lidhur me këtë rast”, tha deputeti socialist.

Ndërsa moderatorja ka këmbëngulur më tej me të njëjtën pyetje, “Zbulimi i fytyrave është gabim apo jo?”, Balla dha një tjetër përgjigje nga e para duke u shprehur se “ishte një mundësi për t’i dhënë zë shqetësimit të politikanëve që e përdorën këtë rast si pjesë e topave të baltës”.

Të fundit