Flash News

KRYESORE

“Zbulimi” i PS për të siguruar votën për 30 qershor, si u merret firma zgjedhësve

Edhe pesë ditë na ndajnë nga 30 qershori, dita e votimeve. Si rrallëherë këto zgjedhje do të zhvillohen në mënyrë aspak demokratike, pa pjesëmarrjen e opozitës,ndaj edhe njerëzit kanë vetëm një altermativë për të votuar, Partinë Socialiste.

Socialistët duan të sigurohen deri në fund që misioni i tyre për të fituar zgjedhjet të përfundojë me sukses.

Nëpër qytete të ndryshme janë parë të shpërndarë disa formularë që bëjnë fjalë për një të ashtuquajtur sistem patronazhi, një gjetje e bërë nga PS për të identifikuar zgjedhësit dhe garantuar votën.

Në formular ka të detajuar elementë të posaçëm si për emrin e personit të patronazhit, tek emrat e votuesve, me qendër votimi e deri te vendi ku do të takohen për të “shmangur deklarimet fiktive”.

Poshtë formularit ka saktësime të tjera, të tipit “patronazhuesi që plotëson formularin garanton dhe mban përgjegjësi që personat e listuar, pra votuesit, do të paraqiten për të votuar më 30 qershor. Patronazhues mund të jenë që nga drejtues të strukturave të PS, drejtues institucionesh, persona influentë në zona, apo persona që quhen të spikatur”.

Në këtë mënyrë patronazhuesi del garant që ata do votojnë për PS, pasi u ka marrë më parë emrat dhe firmat dhe bën edhe shoqërimin e tyre në votim.

Të fundit