Flash News

KRYESORE

Zbulohen 41 migrantë të fshehur në një kamion-frigorifer në Greqi

Zbulohen 41 migrantë të fshehur në një kamion-frigorifer

Policia greke zbuloi 41 migrantë të fshehur në një kamion frigorifer në autostradën në veri të Greqisë.

Zyrtarët e policisë raportuan se shumica e tyre ishin afganë dhe nuk kanë pësuar lëndime, pasi sistemi i ftohjes nuk ishte i ndezur, raporton Radio Europa e Lirë. Pas këtij zbulimi është vënë në pranga shoferi, ndërsa migrantët u dërguan për identifikim në një stacion të policie.

Shumica e migrantëve që arrijnë në Greqi, largohen nga luftërat në Siri, Irak dhe gjetkë.

Të fundit