Flash News

KRYESORE

Zbulohen detaje nga dasma e Marinës dhe Getit, dasma s’do mbahet në Tiranë e Kosovë

Moderatorja Luana Vjollca ka zbuluar detaje të reja nga dasma e shumëpritur e Marina Vjollcës dhe reperit Getoar Selimi.

Luana, teksa ka publikuar ftesën e personalizuar të së motrës, ka treguar se dasma nuk do mbahet as në Kosovë, siç përflitej fillimish, dhe as në Tiranë.

Darka e kurorëzimit të dashurisë së çiftit do të mbahet te kompleksi Lura, te Gjiri i Lalzit.

Luana ka shprehur urimet më të përzemërta për motrën dhe bashkëshortin e ardhshëm të Marinës.  

“Mishërimi i shpirtit tuaj në art i tejkalon pritshmëritë me këto ftesa të personalizuara

Jam kaq shumë e emocionuar dhe e lumtur për ju!!!

Ju dua shumë Marina Vjollca dhe Getoar Selimi”, shkruan Luana, duke i bashkëngjitur dhe ftesën.

Të fundit