Flash News

KRYESORE

Zbulohen porositësit e vrasjes së Artan Cukut, njëri u arrestua në Vlorë nga ish-komisari

Zbulohen porositësit e vrasjes së Artan Cukut, njëri u arrestua

Policia ka rënë në gjurmët e porositëve të vrasjes së ish-komisarit Artan Cuku. ‘Panorama’ raporton se autoritetet kanë arritur të zbulojnë se kush e pagoi Mikel Shallarin për të ekzekutuar Cukun pranë banesës së tij.

Paraprakishit dyshohet se janë dy persona që kanë porositur vrasjen e Cukut dhe njëri prej tyre është person me rekorde kriminale, të cilin ish-komisari e ka arrestuar në Vlorë në vitin 2012-të. Ky person dyshohet se është i përfshirë në një sërë vrasjesh të bujshme brenda dhe jashtë vendit, ndërsa ka rifituar lirinë në rrethana ende të pasqarura.

Ndërkohë, raportohet se familja e 24 vjeçarit Shallari është marrë në mbrojtje nga autoritetet, si kërkesë e të arrestuarit për të bashkëpunuar për ngjarjen.  

Të fundit