Flash News

KRYESORE

Zbulohen prapaskenat e negociatave/ Në orën 19:00, të 16 majit, Rama i dorëzoi opozitës dokumentin e ri që rrëzonte ‘McAllister+’

Zbulohen prapaskenat e negociatave/ Në orën 19:00, të 16 majit,

Opozita ka zbardhur disa nga prapaskenat e negociatave të zhvilluara përgjatë gjithë ditës së djeshme.

Në njoftimin zyrtar sqarohet se në orën 19:00, të 16 majit, kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar opozitës një dokument të ri, i cili rrëzonte propozimin e integruar ‘McAllister Plus’ të prezantuar nga zyrtari i lartë i SHBA-së, Hoyt Yee. Ky propozim ka mbërritur në selinë e PD-së tre orë pas afatit të caktuar nga Ambasada Amerikane, që udhëhoqi negociatat.

Opozita nuk e ka pranuar këtë propozim të Ramës, i kundërt nga ai amerikan, duke theksuar se qëllimi i kryeministrit të diktojë rezultatin e zgjedhjeve.

“Në mbremjen e djeshme, ora 19:00, 3 orë pas afatit të rënë dakord, kryetari i opozitës u prezantua me një dokument, në të cilin qartësisht Kryeministri Rama rrëzon propozimin e integruar McAllister Plus, të prezantuar nga z. Hoyt Yee. Opozita e konsideron refuzimin e propozimit të integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, një dëshmi tjetër që tregon qartë se qëllimi i vetëm i Ramës është të diktojë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, pa pjesëmarrjen e opozitës”, thuhet në reagimin e PD.

Opozita zbardh me 16 pika negociatat e zhvilluara dje: Ne thamë “PO” për ‘McAllister plus’, tani koha të bindet Rama

Të fundit