Flash News

KRYESORE

Zbulohet dosja e shqiptarit të akuzuar për vrasjen e avokatit grek, grabiste dhe përdhunonte vajza

Zbulohet dosja e shqiptarit të akuzuar për vrasjen e avokatit grek,

Pak ditë më parë në të gjitha faqet e para të gazetave qëndronte fotoja e shqiptarit i cili dyshohet se është vrasësi i avokatit grek Mihalis Zafiropoulos në Athinë.

Disa vite më parë ai ka përdorur disa emra, por në dosjet greke njihet me ermin Mikela Brahimas, i cili ka qenë i dënuar më herët me 25 vite burg, por për shkak të një ligji të ri për të burgosurit ai nuk i ka kryer vitet e dënimit.

Ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij kanë sulmuar kryesisht makina me qëllim për t’i vjedhur.

Në janar të 2017 ai ka sulmuar në fouristrdë ku në të ndodhej një vajzë 18 vjeç dhe i dashuri i saj. Pasi i grabitën, shqiptari ka përdhunuar 18 vjeçaren, e cila tregon të gjithë tmerrin që kaloi.

Më pyeti sa vjeç isha. I thashë që jam e virgjër. Ai filloi të fliste pa kuptim: “Do të të tregoj se si është”. Unë po qaja, ai ngriti dorën dhe tha “pusho moj k****”. Që të më linte të ikja, bëra çfarë më tha”,- shkruajnë mediet greke.

Dy vite pas këtij akti, ai dhe shokët e tij kanë sulmuar një tjetër makinë, ku ka abuzuar me një tjetër vjazë 19-vjeçare.

“Ose do të qëndrosh ose do të të vras, nuk të lë të ikësh në shtëpi, nëse nuk do bësh çfarë të them unë”,- mësohet t’i ketë thënë ai vajzës.

Pasi u lirua nga burgu, Brahimas ka kaluar kufirin e gjelbër ilegalisht dhe është kthyer në Shqipëri, duke u rikthyer përsëri më vonë në Greqi. Ndërsa më 12 Tetor ekzekuton në bashkëpunim dhe me porosi avokatin e njohur grek Mixalis Zafeiropoulos në studion e tij në mes të Athinë.

 

Të fundit