Flash News

KRYESORE

Zbulohet guri i varrit të Borëbardhës në Gjermani

Zbulohet guri i varrit të Borëbardhës në Gjermani

Guri i varrit i zhdukur që prej një kohe të gjatë i një baroneshe e cila ka jetuar në shekullin e 18-të, e që besohet se ka qenë frymëzimi për përrallën e njohur “Borëbardha” u rigjet në Gjermani.

Në fillim të javës muzeu “Bamberg” në Gjermaninë e Jugut, lajmëroi se ka rizbuluar gurin e varrit të Sophia Maria von Erthal-it. Gurëvarri konsiderohej i humbur, por një person arriti që ta shtinte në dorë dhe ia dorëzoi atë muzeut Dioqeëzian.

Tani guri i varrit ndodhet i ekspozuar në muze. E lindur në një familje aristokrate në 1725, von Erthal ishte vajza e princit Philipp von Erthal, i cili ishte pronar i një fabrike pasqyrash.

Vëllezërit e tij ishin princi peshkop Franz Ludwig dhe kryepeshkopi Friedrich Karl Joseph. Pas vdekjes së bashkëshortes, i ati u martua me dukeshën e Reichenstein-it, Claudia Elisabeth Maria von Venningen.

Vajza, 18 vjeçare në atë kohë, pati një marrëdhënie mjaft të vështirë me njerkën. Fakti që në atë zonë kishte miniera dhe gjithashtu ën të punonin fëmijë, mund të kenë frymëzuar rrëfyesit për të treguar për historinë me xhuxhat.

Të fundit