Flash News

KRYESORE

Zbulohet kalendari i Superiores, rinis futbolli në Shqipëri

Zbulohet kalendari i Superiores, rinis futbolli në Shqipëri
Fatkeqësia që preku Shqipërinë me tërmetin paralizoi javën në futbollin tonë, ndërsa tani gjërat kanë shkuar drejt normalizimit. FSHF ka publikuar kalendarin për javën e ardhshme, pasi kjo javë u shty. Java e 14-t e Superiores do të luhet në fundjavën e ardhshme në dy ditë. Tre ndeshje do të luhen të shtunën, ndërsa të dielën do të luhen dy ndeshje. Luftëtari-Vllaznia dhe Bylis-Partizani do të luhen të shtunën prej orës 13:30, ndërsa Tirana-Kukësi do të luhet prej orës 16:30. E dila do të rezervojë ndeshjen ndërmjet Laçit dhe Flamurtarit prej orës 13:30, ndërsa pasdite do të luhet sfida ndërmjet Teutës dhe Skënderbeut prej orës 16:30.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 14

E shtunë, më 7 dhjetor 2019 Ora 13:30 | Luftëtari-Vllaznia Ora 13:30 | Bylisi-Partizani Ora 16:30 | Tirana-Kukësi

E diel, më 8 dhjetor 2019 Ora 13:30 | Laçi-Flamurtari Ora 16:30 | Teuta-Skënderbeu

Të fundit