Flash News

KRYESORE

Zbulohet marifeti i shqiptarëve në aeroportet italiane për të udhëtuar drejt Britanisë dhe Kanadasë

Zbulohet marifeti i shqiptarëve në aeroportet italiane për

Ata paraqisnin dokumente të vërteta në kufi, por më pas përdornin ato false për të vazhduar udhëtimin. Në pranga kanë rënë 8 persona që me dokumentet e tyre të falsifikuara tentuan që të shkonin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada.

Ndalimet e tyre u bënë në fundjavë gjatë kontrolleve të kryera nga Policia Kufitare në Aeroportin e Malpensa-s në Milano.

Për 12 persona nisën procedimet penale, sepse ata u gjetën me dokumente udhëtimi të falsifikuara. Tetë të ndaluar ishin shqiptarë, ndërsa tentuan që të udhëtonin drejt Britanisë apo Kanadasë me dokumente të falsifikuara.

Ata paraqiteshin për kontrollin e dokumenteve me pasaportën dhe biletën drejt Tiranës, por sapo kalonin kontrollorin shkonin në “portën” e fluturimit direkt në Londër dhe në Dublin. Aty paraqisnin një dokument fals, përgjithësisht kartë identiteti italiane ose greke dhe një kartë tjetër udhëtimi me gjeneralitete të falsifikuara.

Të fundit