Flash News

KRYESORE

Zbulohet një arsenal armësh në Elbasan, një ditë pas 30 qershorit (Detaje)

Zbulohet një arsenal armësh në Elbasan, një ditë pas 30

Policia e Elbasanit, ka zhvilluar një operacion të fuqishëm, ndërsa ka zbuluar një arsenal me armë të sofistikuara.

Arsenali i armëve u gjet në një magazinë, në Papër të Elbasanit, sipas “News 24”, më datë 1 korrik, pikërisht një ditë pas 30 qershorit, datën e zgjedhjeve.

Armët dyshohet se i përkasin një grupi të strukturuar kriminal që vepron në këtë zonë, ndërsa ende nuk ka detaje nga ana e Policisë së Shtetit.

Ka dyshime se këto armë janë përdorur edhe në krimet e kaluara, por kjo çështjen është në hetim e sipër dhe ende nuk ka detaje nga ana e Policisë së Shtetit, e cila duket se e ka mbajtur të fshehtë këtë operacion në qytetin e Elbasanit.

 

Të fundit