Flash News

KRYESORE

Zbulohet një laborator kanabisi në Fier, arrestohet 22-vjeçari dhe një grua

Zbulohet një laborator kanabisi në Fier, arrestohet 22-vjeçari

Policia e Fierit zbulon një laborator, i cili ishte në funksion të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit janë arrestuar dy persona, një i ri 22 vjeç dhe një grua 48 vjeçare.

Ndërkohë dy të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa procedohen penalisht 3 elektricistë për shpërdorim detyre.

“Nga ana e Seksionit për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas informacioneve të marra më parë në rrugë operative, u finalizua operacioni antikanabis i koduar ”Laboratori”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë Anxhelo Kapaj, 22 vjeç dhe Qamile Kapaj., 48 vjeçe, banues në Mbrostar, Fier.

U shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorë të tjerë, konkretisht shtetasit A.K., banues në Mbrostar, Fier dhe F.B., 33 vjeç, banues në Kosovë.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kishin përshtatur ambientin e banesës së 53-vjeçarit A.K., me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 fidanë  të dyshuar Kanabis, të kultivuara, pajisjet të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike si dhe një pajisje presimi, gërshërë etj.

Nga këqyrja në ambientet e jashtme të rrjetit elektrik, është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin e pasjeve, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Në këtë kuadër u proceduan penalisht tre elektricistë, G.M., E.M. dhe B.Q., banues në Fier. Këta shtetas duke shpërdoruar detyrën kanë lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën e shtetasit A.K.

Materialet për veprime të mëtejshme do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e  narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve  narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike" dhe  "Shpërdorimi i detyrës"”, njoftoi policia.

Të fundit