Flash News

KRYESORE

Zbulohet një tjetër mjekim për të sëmurët rëndë me COVID-19; mjeku Alimehmeti publikon studimin

Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti, thekson se një tjetër mjekim i ri ka rezultuar premtues në trajtimin e pacientëve me simptoma të rënda nga Covid-19. Bëhet fjalë për akalabrutinibin.

Sipas Alimehmetit, një studim i Qendrës Kombëtare të Kancerit në Bethesda të SHBA, tregon se akalabrutinibi është efektivë pasi ai mundi të përmirësonte oksigjenimin e pacientëve me Covid-19, brenda 1-3 ditëve.

 Statusi i plotë i Alimehmetit:

Lajme te mira miqte e mi!

 Nje tjeter mjekim tregohet shume premtues dhe mund te shtohet ne arsenalin e trajtimeve per pacientet me COVID-19 te rende.

👉 Mjekimi qe po testohet eshte akalabrutinibi, nje mjekim qe eshte perdorur me pare ne limfomat jo-Hogkin.

🇺🇸 Studiuesit e Qendres Kombetare te Kancerit, Bethesda (SHBA) kane publikuar ne prestigjiozen "Science Immunology" studimin e tyre te akalabrutinibit ne 19 paciente me COVID-19 ne gjendje te rende:

👉 11 paciente ne oksigjenim suplementar (terapi intensive)

👉 8 paciente te intubuar

Pas nje periudhe trajtimi 10-14 ditore u vu re:

 Akalabrutinibi e permiresoi oksigjenimin, shpesh brenda 1-3 diteve, dhe pa toksicitet te dallueshem.

Pas trajtimit me akalabrutinib, ne detaj:

👉 8 nder 11 pacientet (72.7%) ne oksigjenim suplementar dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim.

👉 4 nder 8 pacientet (50%) e intubuar, u ekstubuan.

👉 2 nder 8 pacientet (25%) e intubuar, dolen nga terapia intensive dhe nuk kishin nevoje per oksigjenim.

 Keto te dhenat i hapin rrugen studimeve zyrtare klinike nderkombetare.

 Pas shume kohes kemi serish nje tjeter mjekim nen testim, i cili nevojitet ne format e renda te COVID-19.

 Edhe pse kostoja e akalabrutinibit eshte e larta, duke qene se nevojitet vetem per pacientet ne gjendje shume te rende, e ben trajtimin kosto/efektiv, nese provat klinike dalin pozitive.

Forca miq!

Jepini kohe shkences te zbuloje terapi gjithmone e me te efektshme!

Nderkohe zbatoni rregullat e parandalimit:

Distance fizike

Higjiene e rregullt

Maska nese nuk ruhet dot distanca fizike.

Linku i studimit: https://immunology.sciencemag.org/content/5/48/eabd0110?fbclid=IwAR1h_Uwn4qHWAp3vpGWkTCJQM496Ypj-XajxR_htvgV4wj56Uimz3PXRcf8

Të fundit