Flash News

KRYESORE

Zbulohet shkaku i vdekjes së dy të rinjve shqiptarë në Itali

Zbulohet shkaku i vdekjes së dy të rinjve shqiptarë në Itali

Mediat italiane kanë zbardhur sot shkakun e vdekjes së dy të rinjve shqiptarë në Itali.

Duke iu referuar policisë ‘La Spezia’ shkruan se të rinjtë kanë rënë nga një lartësi prej 40 metrash gjatë një tentative për arratisje pasi kishin tentuar të grabisnin një vilë.

Vdekja ka ndodhur për shkak të rënies brenda një ish-guroreje në qarkun e dell’Acquasanta në qytetin e La Spezia dhe trupat e tyre u gjetën 2 ditë më parë.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës së dytë, ndërsa njëri prej tyre është Fabiol Kyçyku, 19 vjeç, i cili ka jetuar në La Spezia për rreth tri vite.

Trupat e tyre kanë dëmtime të shumta, ndërsa kanë përfunduar në gropën e thellë mbrëmjen e së dielës.

Mediat shkruajnë se në çantën e njërit prej viktimave janë gjetur mjete të tipit kaçavida me të cilat mendoohet se të rinjtë do kryheshin vjedhjet.

Të fundit