Flash News

KRYESORE

Zbulohet skandali, kryetarja e Gjykatës së Kavajës ndërtoi pa leje një kat të vilës luksoze

Ndërtimi pa leje i shtëpive apo godinave të tjera të shërbimeve është një nga shkeljet ligjore më të ndeshura në Shqipëri pas viteve 1990.

Gjatë 4­ vjeçarit të fundit, personat që janë konstatuar duke ndërtuar pa leje janë kallëzuar në organet kompetente, janë proceduar penalisht dhe në përfundim janë dënuar nga drejtësia. Nga ana tjetër, këtij fenomeni nuk i kanë shpëtuar edhe persona që, për shkak të detyrës së tyre funksionale kanë njohuri të thella mbi ligjin dhe dijeni për elementët e veprës penale të “ndërtimit të paligjshëm”. I tillë është rasti i gjyqtares Entela Shedula, kryetare e Gjykatës së Kavajës. Disa vite më parë, familja e gjyqtares Shedula ka ndërtuar një kat pa leje , shkruan “Panorama”. Ky kat i përket një vile luksoze trekatëshe të familjes Shedula, që përdoret për banim, si edhe për një aktivitet privat të familjes. Aktualisht, godina është ligjëruar dhe rezulton e regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, por në momentin e ndërtimit një kat i saj është bërë pa leje.

Ndërtimi i paligjshëm është pohuar nga vetë gjyqtarja Shedula gjatë deklarimeve të pasurisë së saj pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave.

Nw deklaratën e pasurisë së vitit 2005, në formularin përkatës për deklarimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme gjyqtarja Shedula deklaron se zotëron 1/3­at e një banese, me kat përdhes magazinë dhe katin e parë të banuar, të përfunduar dhe katin e dytë të papërfunduar. Në të njëjtën faqe gjyqtarja deklaron se ndërtimi i kësaj banese ka nisur në vitin 1995. Situata ka ndryshuar gjatë dy viteve në vijim. Në deklaratën e dorë­zuar në vitin 2007, gjyqtarja Shedula i ka bërë me dije ILDKPKI­së se ka aplikuar për legalizimin e banesës. “Për katin e tretë të banesës së re të paregjistruar në ZRPP (Aplikim për legalizim banese)”, shënohet në kuadratin e përshkrimit të hollësishëm për pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme. Fakti që për ndërtesën është plotësuar një aplikim për legalizim nënkupton faktin se ky kat është ndërtuar pa leje të organeve kompetente, në shkelje të ligjit.

Të fundit