Flash News

KRYESORE

Zbulohet skema e mashtrimit me 1 milion dollarë; në pranga edhe gruaja e 36 vjeçarit të ekzekutuar tre vite më parë

Zbulohet skema e mashtrimit me 1 milion dollarë; në pranga edhe gruaja

Pas një pune intensive, strukturat e Drejtorisë së Hetimit Tatimor kanë arritur të zbulojnë një skemë mashtrimi financiar me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit, me një vlerë dëmi të shkaktuar në rreth 1 milion dollarë. Në këtë skemë janë përfshirë një numër i konsiderueshëm subjektesh tregtare.

Ndërsa janë ekzekutuar nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë,masat e sigurisë si më poshtë:

  • Masa e sigurimit arrest me burg për shtetasin Gj. F. 43 vjeç, administrator i subjektit “KRISTIRINA” sh.p.k.
  • Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen H. M, 50 vjeçe me detyrë kontabiliste.
  • Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen T. K, 53 vjeçe me detyrë agjente doganore.
  • Masa e sigurimit arrest shtëpie për shtetasen Elsa Biba, 32 vjeçe me detyrë administratore dhe ortake e vetme e shoqërisë “ARENI ALBANIA” sh.p.k.

Ndaj këtyre shtetasve rëndon akuza për veprat penale të “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave” të kryera në bashkëpunim. Strukturat Hetimore, kanë krijuar dyshime të arsyeshme se skema mashtruese në fushën e ndërtimit është më e gjerë dhe për këtë arsye po vijojnë hetimet.

Elsa Biba, e cila ndodhet në arrest shtëpie, është bashkëshortja e shtetasit Vasil Biba, i ekzekutuar tre vite më parë. 38 vjeçari u rrëmbye në dhjetor të 2015-ës dhe më pas është ekzekutuar me dy plumba. Trupi i viktimës u gjet në muajin shkurt të 2016-ës, i groposur pranë fshatit Priskë të Tiranës.

Vasili Biba kishte mashtruar ndërtues pallatesh në kryeqytet, të cilëve u prezantohej si sipërmarrës për punime pallatesh kryesisht në fushën e suvatimeve, dhe pasi u merrte paratë zhdukej pa lënë gjurmë. Dy vite më parë, Elsa Biba u shoqërua për të dëshmuar mbi vrasjen e bashkëshortit dhe skemës së mashtrimit, por ajo nuk dha në atë kohë informacione të vlefshme.

Të fundit