Flash News

KRYESORE

Zbuluesi i plagjiturave replikë me Tavon: Lexo provat, kopjove 18 faqe të doktoraturës

Zbuluesi i plagjiturave replikë me Tavon: Lexo provat, kopjove 18 faqe

Studiuesi Vladimit Kola ka reaguar sërish pas deklaratave të deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo, që mohoi së doktoratura e tij ishte plagjiaturë.

Kola insiston se Tavo ka kopjuar rreth 18 faqe ose e thënë ndryshe 1/3 e doktoraturës, duke e ilustruar këtë me fakte.

Në tekstin e Tezës janë kopjuar, pak a shume, 18 faqe domethënë rreth 1/3 të tekstit total (në faqe 18/50), duke kopjuar pjesë të gjata (pra jo thjesht një paragraf), pa bërë referenca specifike dhe pa listuar te literatura e konsultuar, burimin original”, shkruan Kola.

Statusi i plotë:

Vangjel Tavo Doktoraturë me plagjiaturë

TABELAT 1,2, 3, 4, 5, dhe 6. ME VONE EDHE TABELAT E TJERA.

Analiza dhe zbulimi i plagjiaturës së Tezës së Doktoraturës me titull “Prevalenca e Mycoplasma Hominis dhe Ureaplasma Urealyticum në Gratë e Moshës Riprodhuese”, e mbrojtur nga Vangjel Tavo në vitin 2013, pranë Universitetit të Tiranës, me udhëheqës Prof. Dr. Nikita Manoku.

Teza gjendet në fjalë gjendet në internet e plotë në këtë adresë:

https://www.fakultetimjekesise.edu.al/…/Doktoratura-Vangjel…

Në tekstin e Tezës janë kopjuar, pak a shume, 18 faqe domethënë rreth 1/3 të tekstit total (në faqe 18/50), duke kopjuar pjesë të gjata (pra jo thjesht një paragraf), pa bërë referenca specifike dhe pa listuar te literatura e konsultuar, burimin origjinal.

1.

Konkretisht janë kopjuar 5 paragrafë në faqen VII dhe 2 paragrafë në faqen VIII, nga “Mycoplasmas”, Shmuel Razin, “Medical Microbiology”, Chapter 37, Samuel Baron, 1996: https://www.ncbi.nlm.nih.gov/books/NBK7637/ (burimi origjinal nuk është cituar, referuar apo vendosur te lista e literaturës së konsultuar)

2.

Në tekstin e Tezës janë kopjuar edhe faqet IX-XII dhe paragrafi i parë i faqes XIII, nga interneti, nga kjo adresë:

https://www.msdsonline.com/…/free-safet…/mycoplasma-hominis/ (burimi origjinal nuk është cituar, referuar apo vendosur te lista e literaturës së konsultuar).

3.

Faqet XIV-XX dhe paragrafi i parë i faqes XXI të Tezës janë kopjuar nga artikulli “Ureaplasma urealyticum” në “Microbe Wiki” (KY ËSHTË NDËR KOPJIMET MË TË RËNDËSISHME):

https://microbewiki.kenyon.edu/index…/Ureaplasma_urealyticum (burimi origjinal nuk është cituar, referuar apo vendosur te lista e literaturës së konsultuar).

4.

Faqet XXII-XIII të Tezës janë kopjuar nga artikulli “Prevalence and antibiotic susceptibility of Mycoplasma hominis and Ureaplasma urealyticum in pregnant women”, Mehmet Refik Bayraktar, Ibrahim Halil Ozerol, Nilay Gucluer, Onder Celik, 2009:

https://www.researchgate.net/…/26281798_Prevalence_and_anti… (burimi origjinal nuk është cituar, referuar apo vendosur te lista e literaturës së konsultuar).

5.

Faqet 26-29 të Tezës janë kopjuar nga artikulli “Diagnosis and Treatment of Ureaplasma Infection”, Ken B Waites, 2010:

https://www.medscape.org/viewarticle/727373 (burimi origjinal nuk është cituar, referuar apo vendosur te lista e literaturës së konsultuar; ky artikull mund të konsultohet i plotë duke u regjistruar falas në sit).

6.

Faqet 29-30 të Tezës janë kopjuar nga artikulli “Mycoplasmas in pregnancy” D Taylor-Robinson, RF Lamont, 2010 :

https://obgyn.onlinelibrary.wiley.com/…/j.1471-0528.2010.02… (burimi origjinal nuk është cituar, referuar apo vendosur te lista e literaturës së konsultuar)

Gjithashtu, është për t’u vënë në dukje se në fund të Tezës te faqja 35 është shkruar “Referencat”, kur në të vërtetë ato nuk janë referencat, por është literatura e konsultuar, sepse referenca është një referim sepcifik te paragrafi apo te faqja përkatëse e Tezës. Thënë ndryshe, lista e librava të konsultuar në fund të Tezës, nuk përbën referencë specifike.

Të fundit