Flash News

KRYESORE

Zbutja e Ramës me gazetarët, Demi: Është në hall. Si sillej me reporterët kur u zgjodh kryetar i PS

Zbutja e Ramës me gazetarët, Demi: Është në hall. Si

Zbutjen e Edi Ramës të ditëve të fundit ndaj gazetarëve, gazetari Enkel Demi e konsideron si sjellje në hall.

“Ky është Edi Rama, në ditët e hallit vjen e bën punët e shtëpisë. Ai ka keqtrajtuar reporterin dhe të keqtrajtosh një reporter është të merresh me atë që ka më pak mjete mbrojtje se të tjerët. Sot ai ka kuptuar se është në ditë të hallit dhe dukeqenëse është në ditë halli ai ka ndryshuar raportin me reporterin e lajmit. AI sot ka pas nevojë për një tjetër raportim. Luani ka dashur të sillet si qengj”, u shpreh gazetari Enkel Demi në emisionin "Tempora" në RTV Ora.

Më tej, ai tregon se si është sjellë Rama me reporterët në dy ditët e zgjedhjeve për kryetar të PS.

“Kur u zgjodh kryetar i PS, kanë qenë dy netë në ethe, sepse ai humbi. Ai atë natë e mbylli si humbës por nuk e di se çfarë ndodhi atë natë dhe doli fitues të nesërmen. Fitoi pa program. Ato ditë ai ka qenë njeriu më i sjellshëm se raportuesit, sepse ishte në nevojë me ne”, tha Demi.

Të fundit