Flash News

KRYESORE

‘ZDF’ reportazh për Shqipërinë: Është Kolumbia e Europës; bandat e krimit të lidhura me politikën. Luftë e kotë!

‘ZDF’ reportazh për Shqipërinë: Është

Televizioni gjerman ‘ZDF’ ka publikuar një reportazh për Shqipërinë dhe sundimin e krimit dhe drogës. Aty ndër të tjera thuhet se “mafia shqiptare është tepër aktive në të gjithë Evropën, ndërsa korrupsioni ende shumë i përhapur në Shqipëri.”

Pavarësisht ndihmës që merr nga autoritetet italiane për luftën kundër trafikut të drogës, ZDF thotë se kontrollet e skafeve shpesh herë rezultojnë të pasuksesshme.

“Droga dhe kanabisi vijnë nga Shqipëria drejt Evropës. Shqipëria, vendi më i varfër në Evropë, gjithsesi në Tiranë gjen makinat më të shtrenjta”, vijon reportazhi ku theksohet se vendi ynë konsiderohet ‘Kolumbia e Evropës’, ndërkohë që bandat e krimit dhe të drogës janë të lidhura me politikën.

Në reportazh janë marrë gjithashtu prononcimet e gazetarit Artan Hoxha, ish-shefit të policisë Dritan Zagani dhe zv/ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari. Një hapësirë e konsiderueshme i është kushtuar edhe çështjes së bandës së Habilajve, ku është përfshirë Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm në Qeverinë e parë të Edi Ramës.

Reportazhi i zbardhur: 

Duan që të na faktojnë që Shqipëria e ka mafien e drogës nën kontroll. Po shoqërojmë kontrollin detar në detin e Mesdheut. Meqenese koleget italianë janë më mirë të pajisur, ata e mbështesin Shqipërinë në luftë kundër trafikantëve të drogës. Një peshkarexhë u tërhoqi vëmendjen (fishkellimë). E kontrollojnë.

Sinkron Genti Mullai, Zëdhënës i Policisë së Shtetit: Kemi patur raste kur edhe tek gomat e makinës dhe serbatorët e vajit ka patur drogë. Herën e fundit kemi kapur 10 kg heroine. Megjithëse nuk dua që të mburrem, këto dy vitet e fundit e kemi reduktuar shumë trafikimin dhe me ndihmën e partnerëve tanë kemi rritur efikasitetin e punës.

Megjithatë, shifrat tregojnë ndryshe. Europoli e ka vendosur Shqipërinë në 2017 si vendin me të rëndësishëm të prodhimit të kanabisit në Europë dhe si epiqendrën e biznesit të drogës.

Shqipëria, një nga vendet më të varfra të Europës. Rroga mesatare është 330 euro. Megjithate, kryeqyteti Tirana, është i mbushur me makina luksoze. Projekte të reja ndërtimi sikur shpërthejne nga toka. Nga vijnë këto para? Jemi në makine dhe po udhëtojmë me Artan Hoxhen diku në veri të Tiranës, në vendin që është i njohur për vrasësit me pagese. Ky gazetar është i vetmi në Shqipëri që raporton për mafien e drogës. Fakti që ai jeton, është një mrekulli. Në një rrugë të vemtuar, papritur na dalin para dyqane mobilierie.

Sinkron Artan Hoxha, gazetar investigativ : Shumë nga këto magazina përdoren për të magazinuar dhe përpunuar drogën. Viti 2016 ka patur kaq shumë prodhim, sa nuk patën më nevojë që të vazhdojnë të prodhojne, pasi kanë ende sasi të mëdha të depozituara nëpër magazina.

Hoxha sinjalizon tek bosi i mafies lokale praninë tonë këtu. Gazetari, që mos të ketë probleme, raporton në mënyrë të njëtrajtshme mbi të 41 klanet mafioze që luftojnë kundra njëra-tjetrës. Mafia drejton/qeveris vendin.

Sinkron Artan Hoxha, gazetar investigativ: Rrogat e policëve, në krahasim me paratë që marrin nga grupet kriminale, janë shumë të vogla. Në situatën që ndodhemi, është e pamundur që të bësh luftë serioze kundra tyre. Herë pas here kapen disa peshq të vegjël, por ata që janë pas tyre, ngelen të paprekur.

Zyrtarët shqiptarë, thonë të kundërtën e kësaj. Në një udhëtim me helikopter, ata duan të na tregojnë me pamje që kanabisi është zhdukur. Këto pamje iu paraqiten botës në 2014-ën. Policia mësyn fshatin e drogës, Lazarat, dhe eliminon qindra mijëra bimë kanabis. Shqipëria dëshiron që të hyjë në EU dhe lufta kundër drogës duhet të jetë sa me efektive. Na prezantojnë një task forcë që lufton kundër krimit të organizuar, por nuk duhet të tregojmë fytyrat e tyre.

Sinkron Besfort Ramallari, zv.ministër i Brendshëm: Kemi arrestuar më shumë se 100 veta në sulmet që ka bërë task force dhe nuk mund të themi që s’ishin nga shtresa të rëndësishme. Ishin pjesë e drejtuesve.

Pasi i pyetëm për lidhjen e politiës me mafien, morëm përgjigje të zbutura. Ne Zvicër, në një vend që duhet të mbetet sekret, takuam Dritan Zaganin. Ai luftonte kundër drogës deri në vitin 2017, kur ai zbuloi që ministri Tahiri mbulonte aferat e mafies. Kushërinjtë e tij transportonin drogë dhe përdornin makinën e ministrit. Në momentin që ka dhënë këtë informacion,u  arrestua.

Sinkron Dritan Zagani, ish-shef i antidroges: Ishte periudha më e vështirë e jetës sime... Ministri u lirua nga detyra, por ai është i lirë. Ndërsa Zagani observon mafien nga larg.

Sinkron: E vërteta është që ata po përdorin një tjetër strategji. Tani ka laboratorë dhe kanabisin që kanë mbledhur, po e kthejnë në kokainë.

Nëpërmjet kërkimeve të tij, Hoxha ka gjetur një kontakt/njeri. Sipas tij (kontaktit) njerezit i janë përshtatur situatës dhe vazhdojnë të mbjellin kanabis, sepse me të jetojnë. Nëpërmjet një droni, gazetari na tregon se ku lulëzon kanabisi: nëpër pyje dhe vende që nuk janë të lehta për t’u gjetur. Shqipëria po e lufton zhvillimin e drogës, por për sa kohë që qeveria dhe mafiozët do të jenë të lidhur, kjo luftë është e kotë.

Të fundit