Flash News

KRYESORE

Zëdhënësi dhe këshilltari i Metës vizitojnë familjen e Florencit: Presidenti po përpiqet të sjellë trupin e 23 vjeçarit në Shqipëri

Zëdhënësi dhe këshilltari i Metës vizitojnë

Në një vizitë në familjen e të ndierit Florenc Beqiraj ka shkuar zëdhënësi i Presidenti, Tedi Blushi, si dhe këshilltari për Pushtetin Lokal, Ylli Asllani të cilët u kanë  shprehur  familjarëve ngushëllimet e Presidentit Meta.

Blushi u tha familjarëve se Presidenti po përpiqet për të sjellë trupin e të riut në Shqipëri dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet vendase dhe franceze për zbardhjen e plotë të shkaqeve që sollën vdekjen e tij.

“Presidenti Meta po bën çmos për të sjellë trupin e Florenc Beqiraj në Shqipëri. Meta në kontakt të pandërprerë me autoritetet shqiptare dhe franceze, ka kërkuar sqarime të plota për rrethanat që çuan në vdekjen e Florencit”, tha zëdhënësi i presidentit.

 Ndërkohë nëna e Florencit falënderon Ilir Metën duke u shprehur se është i vetmi institucion që i ka qëndruar pranë dhe që i ka ofruar ndihmë.

“Falenderoj Presidentin Ilir Meta, i vetmi zyrtar që na ka qëndruar pranë, që na ka ofruar ndihmë. Veç Presidentit, asnjë institucion nuk na ka ndihmuar”

Të fundit