Flash News

KRYESORE

Zëdhënësi i BE: Shqyrtim i hollësishëm i negociatave me Shqipërinë. Nesër mblidhen ministrat e Jashtëm dhe të Brendshëm

Zëdhënësi i BE: Shqyrtim i hollësishëm i negociatave me

Të martën, ministrat e Jashtëm dhe të Brendshëm të BE dhe politikanë europianë, pjesë e një grupi pune të BE për Ballkanin Perëndimor, do të shohin nga afër mundësitë e hapjes së negociatave për Shqipërinë, shkruan gazeta gjermane Tagesspiegel duke iu referuar zëdhënësit të Bashkimit Europian, Florian Hahn. Zyrtari i BE tha se çdo vend  europian që respekton vlerat themelore të BE mund të aplikojë për t'u bërë anëtar.

"Ne do të shqyrtojmë me hollësi nëse Shqipëria është në linjë me kriteret e nevojshme për hapjen e negociatave të antarësimit", i tha Hahn gazetës Tagesspiegel.

Nuk do të ketë një patericë politike, siguroi ai duke mos konfirmuar kështu një qëndrim të Federica Mogherinit e cila theksoi se një prej arsyeve të hapjes së negociatave me Shqipërinë kishte të bënte me faktin se lojtarë të tjerë (Rusia, Turqia, etj) do të bëheshin faktorë në rajon nëse BE nuk merrte pozicionin e saj.

Komisioni Europian dha para pak ditësh një rekomandim pozitiv pa kushte në favor të hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ky ishte vetëm hapi i parë për një vednim final që do të merret në fund të qershorit nga Këshilli i Europës.

Të fundit