Flash News

KRYESORE

Zëdhënësi i Merkel zbardh porosinë e kancelares për Ramën: Mundem vetëm t’ju inkurajojë...

Zëdhënësi i Merkel zbardh porosinë e kancelares për

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mesa duket ka marrë një mesazh të qartë në takimin me kancelarin gjermane, Angela Merkel, sa i përket hapjes së negociatave. Berlini nuk është i bindur plotësisht me luftën e qeverisë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndonëse Merkel ka vlerësuar disa nga hapat e hedhur në këtë drejtim.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert ka zbardhur një prej mesazheve që Merkel i ka dhënë Ramës: “Unë mund vetëm t’ju inkurajojë për të vazhduar në rrugën e reformave. Kjo krijon mundësi për rritje ekonomike dhe prespektivë për të rinjtë.”

Është e qartë se ndryshe nga rekomandimi i Komisionit Evropian, i cili propozoi hapjen e negociatave me Shqipërinë në mënyrë që rajoni të mos rrëshqasë drejt Rusisë dhe Turqisë, Berlini nuk ka ndërmend të marrë një vendim thjesht për arsye gjeopolitike, por kërkon reforma konkrete nga qeveria e Ramës.

Edi Rama në konferencë me Angela Merkel; kancelarja i vendos afat për hapjen e negociatave

Të fundit