Flash News

KRYESORE

Zëdhënësi i PD nuk mjaftohet me bojkotin e Majkos për teatrin: I peshojnë mëkatet, ka përgjegjësi të mëdha

Zëdhënësi i PD nuk mjaftohet me bojkotin e Majkos për

Zëdhënësi i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Lesi ka komentuar bojkotin e ministrit të Diasporës, Pandeli Majko, për projektligjin për Teatrin Kombëtar dhe thotë se së fundmi ka një përpjekje për të amnistuar shumë histori të këqija me një të rënë të lapsit.

Lesi thekson se Majko nuk ka thënë asnjë fjalë për kanabizimin e vendit, ka votuar për aferat e shëndetësisë dhe inceneratorëve, si dhe ka pranuar të jetë në sallën e Kuvendit në krah të deputetëve me të shkuar kriminale.

Zëdhënësi demokrat shprehet se mekatet peshojnë dhe se Majko me kolegët e tij kanë përgjegjësi të mëdha pasi Edi Rama është produkt i tyri.

Reagimi i Edi Lesit:

Majko ka thene s’ka droge, ka votuar aferat e shendetesise, te incerenatoreve. Majko nuk ka kundershtuar Spiropalin ne zbulimin e skenderbeut te ri, majko ka pranuar te jete ne nje salle e rresht me kriminele deputete e bandite kryetar bashkie. Mbreme, ky majko shpetoi shpirtin duke thene Jo per Teatrin. Sigurisht meriton te vleresohet ne ate kenete ku nuk guxon njeri te mendoje, po ka nje perpjekje ketu per te amnistuar shume histori te keqe e krejt socialistet, me nje te rene te lapsit. Peshojne mekatet, dhe ata si Majko kane pergjegjesi se Rama eshte dhe mbetet produkti i tyre.

Të fundit