Flash News

KRYESORE

Këshilltari i Bashës për median: Është hapur gara për kreun e PS; zarfi i 28 qershorit do jetë i rëndë për Ramën

Këshilltari i Bashës për median: Është hapur gara

Këshilltari i kreut të PD-së, Lulzim Basha, për median, Edi Lesi ka reaguar pas përplasjeve të deputetëve të opozitës me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në Komisionin e Edukimit.

Lesi thotë se Veliaj ishte në Kuvend i paftuar dhe arriti të prishë mbledhjen e Komisionit. “Shkon një kryetar bashkie në Kuvend, edhe i paftuar, edhe flet pa leje, edhe prish mbledhjen, edhe urdhëron gardën. Kjo është Shqipëria e 2018”, shkruan ai.

Edi Lesi e shikon këtë protagonizëm të Veliajt si rezultat i hapjes së garës për kreun e Partisë Socialiste. Sipas tij, vendimi që do të marrë Këshilli Evropian për negociatat me Shqiëprinë më 28 qershor, do të sjellë largimin e Edi Ramës si kryetar i socialistëve.

“Qenka hapur zyrtarisht gara për kryetar PS-je. Nuk shpjegohet ndryshe kjo fushatë e beftë, e pakërkuar nga askush e lalit të bashkisë. Po i afrohemi 28 qershorit. I rëndë do jetë ai zarf për Ramën mesa duket”, shprehet Lesi.

Sherri në Komision, Taulant Balla: Kërkojmë shkarkimin e Albana Vokshit

U largua me sherr nga Komisioni i Medias, Erion Veliaj takon direkt tre zyrtarët e lartë të PS

Të fundit