Flash News

KRYESORE

Zëdhënësi i presidentit: Zero shkelje kushtetuese. Harrojini traktet e porositura

Pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias, i cili thekson se Presidenti Meta shkeli Kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve të 30 qeshorit, ka reaguar Presidenca.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Bushi shkruan në Facebook se Meta e ka mbrojtur Kushtetutën, duke quajtur trakte të porositura, konkluzionet që dolën nga ky komision.

Reagimi nga presidenca

ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!

HARROJINI TRAKTET e porositura ngado që të vijnë!

E dinë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët me integritet se Presidenti i Republikës ka MBROJTUR Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik, dhe ka SHMANGUR gjakderdhjen dhe Rajshtagun!

DËGJONI Bundestagun!

ULUNI URGJENT dhe ZGJIDHNI krizën e rëndë politike para se t’i shtoni kushte të tjera Shqipërisë!

Anulimi i zgjedhjeve, Komisioni i Venecias: Meta tejkaloi kompetencat

 

Të fundit