Flash News

KRYESORE

Zëdhënësi i Juncker: Për 8-9 muaj vendosim si do veprojmë me vendet e Ballkanit Perëndimor

Perspektiva e vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimi evropian është aty, deklaroi në Bruksel zëdhënësi i Komisionit Evropian (KE), Margaritis Schinas.

Schinas theksoi se “Komisioni dhe presidenti i saj Jean-Claude Juncker janë angazhuar që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë një prespektivë evropiane”.

“Sigurisht, ne do të vendosim… në 8-9 muaj se si të procedojmë me secilin prej këtyre vendeve… Ky është një proces i bazuar mbi meritën, pra perspektiva është aty, angazhimet janë, dëshira është, atmosfera politike është”, tha ai.

Zëdhënësja e Komisionit për Ballkanin Perëndimor, Maja Kocijancic njoftoi se KE-ja do të publikojë në prill një raport vjetor mbi progresin e vendeve në procesin e integrimit.

Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn do të prezantojë strategjinë e zgjerimit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor më 6 shkurt.

Të fundit