Flash News

KRYESORE

Zëdhënësja e KE: Nuk kemi marrë asnjë kërkesë nga Holanda për rikthimin e vizave me Shqipërinë

Zëdhënësja e KE: Nuk kemi marrë asnjë kërkesë

Zëdhënësja koordinuese e KE është shprehur për mediat se “Komisioni Europian është informuar për votimin në Parlamentin holandez për rikthimin e vizave me Shqipërinë, por nuk ka marrë asnjë kërkesë për pezullim”.

Me 92 vota nga 150 deputetë, parlamenti holandez vendosi dje t’i kërkojë komisionit të rikthejë vizat me Shqipërinë.

“Komisioni është i vetëdijshëm për mocionin që kaloi dje në parlamentin holandez, por ekziston një procedurë specifike që është në vend për mekanizmin e pezullimit të vizave dhe deri më sot nuk kemi marrë asnjë njoftim nga asnjë shtet anëtar që kërkon diçka të tillë,” tha Natasha Bertaud, shkruan Urdupoint.

Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok thuhet se u tha ligjvënësve para votimit se ai nuk po planifikonte të bindë Brukselin për të risjellë vizat për shqiptarët.

Sipas njoftimeve të medias, masa për rikthimin e vizave ishin motivuar nga veprimtaria e grupeve kriminale të lidhura me Shqipërinë.

Të fundit