Flash News

KRYESORE

Zëdhënësja e PD denoncon tenderin e Bashkisë: Ju dha ofertuesit me çmimin më të lartë. Është miku i Veliaj

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar një tender të dhënë së fundmi nga Bashkia e Tiranës. Zhupa thotë se Bashkia i dha tenderin ofertuesit më të lartë me 100 mijë dollar diferencë nga ofertuesi i dytë.

“Bashkia Tirane abuzon duke i dhene tenderin ofertuesit me te larte me 100 mije dollar diference nga ofertuesi i dyte. Kjo sepse firma eshte e Nikolin Jakes, mikut te Veliajt. 100 mije dollar per shume nga taskat tona per klientet e Veliajt.

Tenderi per ushqimin per femijet e Qendres se Edukimit te Femijeve behet objekt i babezise se oligarkeve. Nuk kursehen ne asgje per te perfituar ne kurriz te taksave tona dhe ne kurriz te fëmijëve”, shkruan Zhupa në rrjetin social Facebook.

Më tej, ajo thotë se Jaka, kryetari i dhomës së tregtisë, njihet për miqësinë me Veliajt, të cilin e pagëzoi me çmimin Administratori i vitit 2017.

“Merret tenderi ne vleren me te larte, afer asaj limit nga Nikolin Jaka duke skualifikuar firmat e tjera me oferte me te ulet. Plot 100 mije dollar me shume, fut ne xhep dyshja Jakaj-Veliaj. Firma e dyte “ Delta Doni” e ankimon vendimin por me institucionet e rilindjes e drejta eshte ceshtje oligarkesh dhe parash. Nikolin Jaka kryetari i dhomes se tregtise, njihet per miqesine me Veliajt, te cilin e pagezoi me cmimin Administratori i vitit 2017 qe e perdori Erioni per propagande suksesi.

Ne foto gjenden:

  1. Vendimi i Institucionit te Bashkise qe perzgjedh fituese kompanin AGS sh.p.k me oferten me cmim me te larte
  2. Vendimi i Komisionit Prokurimi Publik ku nuk pranon ankimin e kompanive te tjera me oferte me te ulet
  3. Ekstrakti i QKB ku pasqyrohet pronesia e AGS sh.p.k ne pronesi te familjares se Nikolin Jakes .

4.Foto nga miqesia e njohur dhe cmimi qe i japin njeri tjetrit Jaka/ Veliajt”, mbyll reagimin e saj Zhupa.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit