Flash News

KRYESORE

Zëdhënësja e PD: Duhet të na bashkojë e keqja më e madhe e këtij vendi, Edi Rama

Zëdhënësja e PD: Duhet të na bashkojë e keqja më e

E ftuar në studion e Ora News, zëdhënësja për shtyp e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka ri shpjeguar se marrëveshja mes PS dhe kësaj force politike nuk ka ndikuar negativisht në situatën që po kalohet.

Zhupa foli edhe lidhur me kritikët e kreut aktual të PD, të njohur sikurse tha ajo me emrin ‘Anti Basha’. Njerëzit që e lidhin veten me të qenurit në listë sipas saj kanë interesa personale ndaj PD.

Fjala e Ina Zhupës:

Nuk besoj se marrëveshja ndikon negativisht për sa kohë vjen fryma e  bashkëpunimit. Ju kujtoj se BE dhe SHBA investuan për këtë marrëveshje e cila  kishte shtyllën te propozimet e paketës Mc Allister.

Marrëveshja është publike është shpërndarë në të gjitha mediat. Kishte pika për të gjithë ministrat teknikë. Ajo që është folur atë natë është zbardhur dhe është publike për të gjitha palët. Nëse kryeatri i ri, qoftë Basha apo Selami duan ta rishikojnë kjo duhet parë me anëtarët e PD.

Modeli i fundit i fitores së PD është Kavaja.Të gjithë faktorët u bashkuan në Kavajë dhe u bë një fushatë shumë e fortë. Brenda PD Basha nuk ka bërë asnjë lloj përjashtimi ,asnjë lloj marrëveshje për të hequr njërin apo vendosur tjetrin.

Në lista kishte njerëz që kishin mbështetur Bashën por kishte dhe nga ana të listës ‘Anti Basha’.Emrin këtij grupi nuk ja ka dhënë Basha.

Gjithsecili që ka një ide një platëformë duhet të ishte bërë pjesë e garës megjithëse asnjëherë nuk është vonë. Mund të bëhen pjesë e platformës së Bashës apo Selamit.

Basha nuk ka përjashtuar askënd nga fushata e PD, nga kauza. Një PD që fiton ka përfaqësim kudo. Njerëzit që e lidhin veten me të qenurit në listë kanë interesa personale.

Duhet të na bashkojë kush është e keqja më e madhe e këtij vendi, që është Edi Rama. Kemi harruar të bërit opozitë.”

 

 

 

Të fundit