Flash News

KRYESORE

Zëdhënësja e PD nxjerr video nga parkingu nëntokësor në ‘Sheshin Skënderbej’: Si abuzoi Veliaj me projektin miliona eurosh

Zëdhënësja e PD nxjerr video nga parkingu nëntokësor

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa denoncon gjendjen aktuale të parkingut nëntokësor në ‘Sheshin Skënderbej’ në qendër të Tiranës.

Përmes një videoje, Zhupa sqaron se kryetari i bashkisë abuzoi me fondet e projektit miliona eurosh, pasi ndryshe nga ç’premtoi, sot gjendja aktuale është skandaloze.

“Një vëzhgim pak ditë më parë në parkingun e sheshit Skënderbej konstatohet gjendja skandaloze e shërbimeve dytësore. Çezmat nuk funksionojnë, nuk ka ujë, nuk ka higjiene, nuk ka tharëse duarsh, nuk ka letra, dmth asgjë nga ato që Veliaj propagandoj si arritje të tij”, shkruan zëdhënësja e PD.

Denoncimi:

Abuzimi me fondet dhe parate e taksapaguesve të Tiranës është rruga e vetme që njeh Veliaj për të qeverisur kryeqytetin!

Në projektin miliona euro të parkingut nëntokësor tek Sheshi Skënderbej, një reklame e posacme u bë nga Veliaj sherbimeve dytësore sic janë tualetet për qytetaret. Të cilat ishin bëre sipas tij moderne, me standarte, me shërbim cilësor (ndiqni përshkrimin e tij në video)

Një vezhgim pak ditë më parë në parkingun e sheshit Skënderbej konstatohet gjëndja skandaloze e shërbimeve dytësore. Cezmat nuk funksionojn, nuk ka ujë, nuk ka higjene, nuk ka tharese duarsh, nuk ka letra, dmth asgjë nga ato që Veliaj propagandoj si arritje të tij. Ka thjesht shkatërrim, keq menaxhim, edhe para qe nuk dihet ku shkojnë ( shikoni videon me gjëndjen reale)

Ne cdo cep po i shkërmoqet propaganda Erioni Betonit derisa në qershor të largohet nga Bashkia e Tiranës.

Të fundit