Flash News

KRYESORE

Zekthi: Artistët nuk mund të bëjnë peticion për të përkrahur një akt qeveritar, aq më tepër kur kolegët e tyre dhe qytetarët janë kundër

Zekthi: Artistët nuk mund të bëjnë peticion për të

Analisti Fitim Zekthi, duke ju referuar peticionit që një grup artistësh i drejtoi sot Presidentit ku i kërkon dekretimin e ligjit që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, shprehet se artistët nuk janë iniciatorë të ligjit dhe si të tillë nuk mund të kërkojë një gjë të tillë.

Zekthi shkruan se edhe sikur qeveria të ketë të drejtë, artistët nuk mund të bëjnë peticion për të përkrahur një akt qeveritar, aq më tepër kur ndaj aktit ka artistë të tjerë dhe qytetarë që protestojnë.

“Ata treguan se në thelb nuk janë artistë ndonëse mund të kenë aftësi apo talente artistike, ata treguan se janë njerëz të vegjël që nuk duhet ti dëgjojë njeri, përkundrazi duhen neveritur”, shkruan Zekthi.

Nga ana tjetër, vijon reagimi i Zekthit, qeveria që iu jep peticione të tilla artistëve për ti firmosur, thjesht tregon sa larg ka shkuar, çfarë korrupsioni i turpshëm po bëhet me kullat dhe teatrin dhe si i përdor ajo ata që s’kanë fare personalitet.

Postimi i plotë i Fitim Zekthit

Sic dihet qeveria shqiptare ka miratuar ne parlament me vota te diskutueshme, pa opoziten, nje ligj per te prishur godinen e teatrit kombetar, per ti dhene truall publik kompanise Fusha qe te ndertoje ne kete truall disa kulla dhe nje godine te re teatri. Disa artiste, disa aktiviste, qytetare te ndryshem, opozita etj, prej kohesh jane kunder idese se ligjit dhe ligjit. Artistet, aktivistet, qytetaret dhe opozita kerkojne te mos prishet godina, te mos tjetersohet trualli dhe te mos ndertohen kulla. Ata i kerkojne presidentit Ilir Meta te mos e firmose ligjin por ta ktheje mbrapsht ne parlament. Prej javesh zhvillohet ne oborrin e teatrit nje proteste simpatike dhe kembengulese e artisteve, aktivisteve dhe shume qytetareve. Eshte logjike dhe e drejte qe ndaj nje akti te qeverise apo parlamentit te protestohet apo behen peticione, madje eshte e lavderueshme. Nderkohe nje grup tjeter artistesh nenshkruan nje peticion ku i kerkojne presidentit te firmose ligjin per prishjen e teatrit. Ky grup nuk po proteston apo nuk po ben peticion ndaj nje akti. Pse dhe ndaj cilit akt bejne peticion keta? Keta nuk jane inisiatore te ligjit, keta nuk i kerkuan qeverise kohe me pare te beje nje ligj per prishjen e teatrit dhe ndertimin e kullave nga Fusha qe te kishin te drejte te trembeshin tani nga rrezimi ne presidence i inisiatives se tyre. Kunder kujt eshte ky peticion? C'do te thote qe disa artiste bejne peticion per te cuar perpara nje akt te qeverise i cili kundershtohet prej javesh nga artiste dhe qytetare? A mundet artistet te bejne gjera te tilla? Artistet edhe sikur ligji Fusha te jete i mire, edhe sikur qytetaret apo artistet e tjere te jene gabim, edhe sikur qeveria te kete te drejte, nuk mund te bejne peticion per te perkrahur nje akt qeveritar, aq me teper kur ndaj aktit ka artiste te tjere dhe qytetare qe protestojne. Ata treguan se ne thelb nuk jane artiste ndonese mund te kane aftesi apo talente artistike, ata treguan se jane njerez te vegjel qe nuk duhet ti degjoje njeri, perkundrazi duhen neveritur. Qeveria qe iu jep peticione te tilla per ti firmosur thjesht tregon sa larg ka shkuar, cfare korrupsioni i turpshem po behet me kullat dhe teatrin dhe si i perdor ajo ata qe s'kane fare personalitet. Arsyeve kyshtetuese te marrjes se kompetecave te pushtetit vendor dhe tehuajesimit te prones ne ndergjegjen e presidentit duhet te ndikoje edhe kjo sjellje e shemtuar e disa artisteve dhe qeverise.

Të fundit