Flash News

KRYESORE

Zekthi: Degradimi i gjuhës e institucioneve ecën paralelisht me degradimin e pushtetit dhe rënien e tij në duar që duan gjithçka

Zekthi: Degradimi i gjuhës e institucioneve ecën paralelisht me

Analisti Fitim Zekthi thotë se sfera publike në Shqipëri ka pësuar një degradim të rëndë i cili sa vjen dhe bëhet më i thekshëm. Në një reagim të tij, Zekthi i referohet asaj çfarë ndodhi në komisionin e Medias ku ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe komunikimit të tij para deputetëve.

“Një gjuhë dhe sjellje e tille veç faktit që meriton të quhet lapërdhare tregon se ku kemi mbërritur përderisa atë (gjuhën dhe sjelljen) i mori në mbrojtje edhe kryeministri Rama dhe gjithë deputetët e PS-së”, shkruan Zekthi.

Sipas tij, në fund të fundit degradimi i gjuhës, i sferës publike, i institucioneve ecën paralelisht me degradimin e pushtetit dhe rënien e tij në duar të tilla që duan gjithçka.

Postimi i plotë i Fitim Zekthit

Sfera publike ne Shqiperi ka pesuar nje degradim te rende i cili sa vjen edhe behet me i thekshem. Dje kryetari i bashkise se Tiranes poshteroi haptazi parlamentin duke shkuar ne nje mbledhje komisioni dhe duke kerkuar te qendroje dhe te flase aty pa iu dhene leje per te qene dhe per te folur. Parlamenti eshte bartes i sovranitetit dhe i vullnetit te njerezve dhe askush nuk mund ta neperkembe ate, as kryeministri, as presidenti, as kryetari i nje bashkie dhe askush tjeter. Vec kesaj kryetari i bashkise kembenguli, kercenoi, perdori fjalor vulgar ne perpjekjen per t'iu imponuar parlamentit. Ai, pasi poshteroi parlamentin dhe deputete, fyeu edhe aktoret, regjisoret dhe gjithkend tjeter qe proteston tek teatri kombetar kunder prishjes se godines dhe ndertimit aty te kullave. Ai tha se do te fitoje si gjithnje. Ai tha se e dinte qe atyre(aktoreve) fonine ua paguante PD-ja. Pra Veliaj u tha atyre se lodheni kot me protesten, u tha atyre se "seancat degjimore" jane kot, u tha atyre se vendimi i tij nuk parashikon degjimin e tjetrit, u tha atyre se protesta juaj eshte nje proteste politike e PD-se. C'ka eshte me e renda, ai fyeu ne komision te gjithe artistet dhe sidomos regjisorin Robert Budina (i cili nuk ishte aty) duke i thene "njeri qe proteston jo per teatrin por se kerkon te behet drejtor kulture te PD-ja." Nje gjuhe dhe sjellje e tille vec faktit qe meriton te quhet laperdhare tregon se ku kemi mberritur perderisa ate (gjuhen dhe sjelljen) i mori ne mbrojtje edhe kryeministri Rama dhe gjithe deputetet e PS-se. Ne fund te fundit degradimi i gjuhes, i sferes publike, i institucioneve ecen paralelisht me degradimin e pushtetit dhe renien e tij ne duar te tilla qe duan gjithcka

Të fundit