Flash News

KRYESORE

Zekthi: Qeveria jonë ka anëtarë kabineti edhe njerëzit e biznesit të cilët i premtojnë popullit mbajtjen e premtimeve

Zekthi: Qeveria jonë ka anëtarë kabineti edhe njerëzit e

Analisti Fitim Zekthi ka komentuar aktivitetin e organizuar sot në Klos ku kryeministri por edhe pronari i firmës që do të realizojë projektin folën sa i takon ndërtimit të ‘Rrugës së Arbrit’.

Qeverisja në këtë vend ka degraduar aq rëndë sa maskarallëqe apo sjellje krejtësisht antidemokratike shfaqen nga qeveria publikisht para njerëzve dhe live në televizor, e nis Zekthi reagimin e tij, duke shtuar se ai, që nuk ka asnjë punë të flasë në krah të qeverisë dhe para popullit, i premtoi popullit që do ta përfundoi rrugën në kohe.

Zekthi thotë se qeveria jonë ka anëtarë kabineti edhe njerëzit e biznesit të cilët i premtojnë popullit mbajtjen e premtimeve teksa thekson se në një vend demokratik, biznesi nuk i flet popullit në krah të qeverisë dhe kurrë nuk mund ti zotohet popullit se do mbajë premtimet.

Reagimi i plotë i Fitim Zektit

Qeverisja ne kete vend ka degraduar aq rende sa maskaralleqe apo sjellje krejtesisht antidemokratike shfaqen nga qeveria publikisht para njerezve dhe live ne televizor. Ne nje aktivitet ku u perurua nisja per here te disate e punimeve per rrugen e Arbrit mes qeveritareve dhe kryeministrit foli edhe pronari i kompanise qe do ndertoje rrugen. Ai, qe nuk ka asnje pune te flase ne krah te qeverise dhe para popullit, i premtoi popullit qe do ta perfundoi rrugen ne kohe. Ai madje tha: " do ta ndertoj rrugen brenda tre viteve dhe kete premtim une do ta realizoj patjeter...". Shkurt qeveria jone ka anetare kabineti edhe njerezit e biznesit te cilet i premtojne popullit mbajtjen e premtimeve. Biznesi ne nje vend demokratik nuk i flet populllit ne krah te qeverise dhe kurre nuk mund ti zotohet popullit se do mbaje premtimet. Biznesi respekton kontraten e realizimit te punimeve dhe kaq. Ne nqs nuk e realizon pergjigjet para ligjit. Nuk ben premtime. Mesa duket disa biznesmene jane pjese e qeverise pa qene te votuar. PS: ne kete moment eshte qesharake te flasesh per faktin qe rruga do ndertohet me borxh te marre nga bankat ne emer te qeverise, qe quhet PPP dhe qe thote se investimi nuk behet me parate e njerezve...

 

Të fundit