Flash News

KRYESORE

"Zemërgjerësia" e kryetarit të komunës në Kosovë që nuk di kufijtë e qytetit që drejton, shtron rrugën e një qyteti tjetër

"Zemërgjerësia" e kryetarit të komunës në

Ndërsa në Shqipëri flasim për "bosët e drogës", deputetët me të shkuar kriminale, apo kryetarë bashkie që shkarkohen për një "CV" paksa të "njollosur", në Kosovë, personat që janë zgjedhur nga populli, janë më zemërgjerë, madje edhe ndaj atyre që si kanë votuar.

Sipas "Gazetës Metro", Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Klinë, ka akuzuar kryetarin e komunës së Klinës, Zenun Elezaj, që ka shtruar asfalt në një fshat që i përket Komunës së Malishevës, dhe atë e ka shtuar me buxhet të Klinës,projekt që ka  i ka kushtuar buxhetit të komunës së Klinës një shumë prej 50 mijë eurosh.

“Asfaltojnë rrugë në Komunën e Malishevës! Stapanica, fshati fatlum, me dy kryetarë, z. Begaj dhe z. Elezaj. Ky i fundit duke mos ditur kufijtë e Komunës të cilën e udhëheq dhe ngarendur për të rehatuar militantët partiak, asfalton afërsisht 400 metra rrugë në këtë fshat që i përket Komunës së Malishevës, duke keqpërdorur afërsisht 50.000 euro nga buxheti i taksapaguesve të Klinës”, thuhet në reagimin e PDK’së.

 

Të fundit