Flash News

KRYESORE

Zemërthyer me Bregun pas postit që i dha Rama? Berisha refuzon ta urojë: Ju tregoj gabimin e madh pas këtij emërimi

Zemërthyer me Bregun pas postit që i dha Rama? Berisha refuzon ta

Pak ditë më parë, ish-deputetja e PD, Majlinda Bregu deklaroi se u shpall fituese në  pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, me seli në Bosnje.

Ky emërim që realizohet përmes qeverisë aktuale është komentuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në ‘News 24’.

Ajo që ra në sy është se Berisha refuzoi ta urojë publikisht Bregun, një nga ish-figurat qendrore të PD në kohën kur drejtimin e PD e kishte në dorë ai vetë.

Ndonëse gazetarja Nisida Tufa insistoi tre herë nëse Berisha do ta uronte për postin e ri, Berisha ka preferuar të përgjigjet vetëm duke thënë: Unë kam respekt për zgjedhjen e saj, ndonëse është veprim i bërë përmes qeverisë. Nuk e di si mendojnë të tjerët, por unë respektoj zgjedhjen e saj”, u shpreh ish-kreu i PD, duke shtuar se qeveria duhet të kishte pyetur më parë për këtë zgjedhje kreun e PD.

“Opozita duhet të ishte pyetur, kreu i PD nuk do kishte refuzuar që një anëtar i opozitës të marrë atë detyrë. Duhet të pyeste qeveria kreun e PD në këtë rast, nuk është bërë, pra është veprim i njëanshëm”.

Berisha foli edhe për marrëdhëniet me Bregun dhe nëse ndihej zemërthyer pas emërimit të saj në postin e ri.

“Unë zemërthyer? Jam tërhequr nga drejtimi i PD, ruaj ato respekte që kam patur për të. Ruajmë edhe komunikimin”, u shpreh Berisha.

Regional Cooperation Council, ku u emërua  Majlinda Bregu është një organizatë që merret me projektet ekonomike rajonale, nën mbikëqyrjen e BE. Shkresa e kandidimit është firmosur nga kryeministri Rama.

Të fundit