Flash News

KRYESORE

“Zemra e bebit pushoi”, Sara Hoxha rrëfen për herë të parë: Kam patur një tjetër shtatzëni përpara London

“Zemra e bebit pushoi”, Sara Hoxha rrëfen për herë

Sara Hoxha, një prej trashëgimtareve të Top Media ka rrëfyer jetën e saj personale për herë të parë në media.

Në një intervistë për revistën “Who”, Sara ka ndarë për herë të parë detaje të panjohura nga jeta e saj personale. Madje, ajo ka treguar se para se të vijë në jetë djali i saj, London me bashkëshortin e saj, moderatorin Ledion Liço, se ka patur një shtatzëni të dështuar.

“ Ne kemi patur një shtatzëni përpara London, që fatkeqësisht u ndërpre në mes, sepse zemra e bebit pushoi së rrahuri. Dua ta them këtë, sepse është diçka që u ndodh shumë njerëzve, është shumë e trishtë, por dua që të kuptojnë që nuk është përfundimtare ajo ndjesi. Ne u mërzitëm për një fëmijë që ishte sa një kikirik, që as nuk e njohëm, dhe aty e kuptuam sa shumë donim që të krijonim një familje tonën”, u ka treguar Sara.

Të fundit