Flash News

KRYESORE

Zërat për një marrëveshje Rama - Basha, gazetari i ankohet Berishës: Zhyt Partinë Demokratike

Gazetari Andi Bejta u pozicionua kundër një koalicioni bashkëqeverisës mes PS dhe PD. Këtë ia pohoi ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i kërkuar të mos e lejojë një gjë të tillë, pasi do të dëmtonte vendin.

“Unë e them hapur, jam kundër një marrëveshje bashkëqeverisje, sidomos një koalicion fiktiv. Jo vetëm që do zhyste Partinë Demokratike, por do të shkatërronte edhe vendin, sidomos pas bojkotit dhe djegies së mandateve”, deklaroi Bejtja.

Berisha e garantoi se nuk do të ketë një koalicion të tillë, pasi gjendja në vend do të përkeqësohej më shumë  duke shuar çdo shpresë të shqiptarëve.

Të fundit