Flash News

KRYESORE

Zëri i Amerikës bën hartën e të ndaluarve nga policia në Kukës; nga janë qytetarët dhe mosha që përfaqësojnë

Zëri i Amerikës bën hartën e të ndaluarve nga policia

Protesta në Rrugën e Kombit kundër vendosjes së taksës për kalimin e automjeteve vijon të gjejë pasqyrim të gjërë në media.

Këtë herë, një kronikë të zgjeruar i ka kushtuar Zëri i Amerikës, që thotë së lista e të ndaluarve përmban 23 banorë të Kukësit dhe fshatrave përreth, si: Morina, Nanga, Pobregu, Bushati, Kolshi, Shtiqen dhe Surroj, ndërsa thekson së mosha e protestuesve është nga 21-60 vjeç.

Në fund, Zëri i Amerikës shton se Rruga e Kombit i ka dhënë një shtytje të madhe afrimit të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit dhe ka rritur shkëmbimet tregtare dhe turistike mes dy vendeve.

Kronika e Zërit të Amerikës:

Protesta e djeshme e qytetarëve të Kukësit kundër taksës së kalimit në Rrugën e Kombit u zhvendos sot te komisariati i policisë për të kërkuar lirimin e të ndaluarve.

Policia e Kukësit ka ndaluar 23 shtetas nën akuzat për shkatërrim prone me zjarr dhe kundërshtim i policisë gjatë protestës së djeshme në Rrugën e Kombit, pranë Tunelit te Kalimashit.

Sipas policisë, këta persona shkatërruan me zjarr kabinat e kalimit me pagesë të automjeteve, zyra të kompanisë, ushtruan dhunë ndaj punonjësve të policisë.

Lista e të ndaluarve përmban 23 banorë të Kukësit dhe fshatrave përreth Morina, Nanga, Pobregu, Bushati, Kolshi, Shtiqen dhe Surroj, nga 21-60 vjeç, dhe po aq janë shpallur në kërkim nga policia.

Qindra qytetarë të Kukësit dhe një pjesë nga Kosova protestuan kundër vendosjes së taksës për kalimin në Rrugën e Kombit, që lidh Shqipërinë me Kosovën.

Protesta u kthye në përleshje të dhunshme me policinë dhe iu zjarri sporteleve të taksës.

Tubimi i thirrur nga këshillat bashkiake të krahinës nisi i qetë, por u acarrua nga kontaktet e protestuesve me forcat e policisë.

Nga përplasjet e dhunshme u plagosën duzina njerëzish nga policia dhe nga protestuesit.

Qytetarët e Kukësit kanë kërkuar lirimin e familjarëve të tyre, dhe janë shprehur se protesta kundër taksës së rrugës do të vazhdojë.

Rruga e Kombit i dha një shtytje të madhe afrimit të shqiptarëve në të dy anët e kufirit dhe rriti shkëmbimeve tregtare dhe turistike mes dy vendeve.

Taksa nga 5 euro për automjetet e vogla deri në 22.5 euro për automjetet e rënda u kundërshtua fort nga banorët dhe bizneset e Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Të fundit