Flash News

KRYESORE

‘Zëri i Agron Xhafajt nuk është askund’/ Avokati Visha për çëshjten 'Babale': Inskenim mediatik për të goditur politikisht

‘Zëri i Agron Xhafajt nuk është askund’/ Avokati

Avokati i Agron Xhafajt, Ardian Visha në studion e ‘Real Story’ ka folur për çështjen “Babalja”.

‘Inskenim politik për të goditur mediatikisht’, i quajti Visha akuzat për klientin e tij.

Visha shtoi se zëri i Agron Xhafajt nuk është askund në audiopërgjim dhe sqaroi më tej:

 “Faktet në këtë proces janë të trilluara. Nuk ka një fakt të madh, por ka disa fakte, ka disa interpretime të karakterit profesional që na çon në faktin se kemi të bëjmë me falsitet. Zëri nuk është i Agron Xhafajt. Zëri, pra është provuar se nuk është i të akuzuarit në këtë përgjim. Ne kemi përdorur mjetin tonë të ligjshëm, që është kallëzimi. Montazhi i shitur mediatikisht është shitur në dy pjesë. Në pjesën e parë shfaqet Babalja dhe nuk jepet zëri i Agron Xhafaj. Geroni i ka kthyer përgjigje mohuese Alfred Veliut. Agron Xhafaj nuk jep aspak zërin e tij. Në pjesën e parë është zëri i Babales. Kjo bisedë është e vërtetë te pjesa e pretenduar për Albert Veliun, por jo për Agron Xhafajn”, tha Visha.

Të fundit